Arkivi per etiketen ‘Ekonomi’
Prova per ekonomine
Rafinery Associates ëstë kompania që tashmë do të drejtojë kompaninë shqiptare të ARMO-s. Konsorciumi amerikan arriti të fitonte tenderin për blerjen e kësaj kompanie të zhvilluar këtë në muajin qeshor në Shqipëri. “Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group”, pjesëmarrëse në tenderin për blerjen e 85 për qind të aksioneve shtetërore të ARMO-s, ka marrë pikët më të larta, 93.14 pikë, mes konkurrentëve të tjerë. Konsorciumi amerikan ofroi shifrën më të lartë, 125 milionë euro. Tenderi Tenderi u zhvillua nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ishte pikërisht zëdhënsja për shtyp e kësaj ministrie, Iva Tico ajo që bëri të ditur edhe vlerësimin e komisionit për privatizimin e 85 për qind të kompanisë së madhe shtetërore. , kompania “Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group” ka marrë 93.14 pikë. Ndërsa kompania “Vitol, Euroil sha, NFS Partners sa and USBCF Inc” ka marrë 69.49 pikë dhe kompania e tretë, “Petrofac Energy Developements International Limited”, ka marrë 30.52 pikë. Sipas vendimit të qeverisë, të tre kandidatët, janë kualifikuar në bazë të ofertave financiare dhe teknike. Kështu kompania “Vitol, Euroil sha, NFS Partners sh.a and USBCF Inc” ka marrë vlerësimin prej 58.2 pikë për ofertën 97 milion euro, ndërsa kompania “Petrofac Energy Developements International Limited”, ka marrë 17.46 pikë për ofertën 29.1 milion euro. Për vlerësimin teknik, kompania “Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group”, mori 18.16 pikë, kompania “Vitol, Euroil sh.a, NFS Partners sa and USBCF Inc” 11.29 pikë dhe “Petrofac Energy Developements International Limited”, 13.06 pikë. Ndërkohë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ngrit me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Nr.126, datë 21.02.2008 “Për krijimin dhe funksionimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për privatizimin e “ARMO” Sh.a, i ndryshuar”.
Ky artikull ka
0 komente