Albania Times

Blog i ri

Arkivi per kategorine ‘Politike’

Prova per Topin  

Pesë dekretet e kreut të sh tetit Bamir Topi u rrëzuan në 14 qershor në votimin në Kuvend. Duket se mes institucionit te Presidencës dhe Kuvendit është hapur një “”luftë e re”, ku qejfmbetja ishte pikërisht moskonsultimi i Topit për emrat e pesë të dekretuarve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Pas shumë debatesh dhe polemikash për vonesën në votim të dekreteve, në një kohë kur institucioni më i lartë i drejtësisë ndodhet në një kolaps, Kuvendi rrëzoi të pesë dekretet. Në këtë mënyrë juristët Altina Xhoxhaj, Medi Bici, Artan Zeneli, dhe Kristaq Traja nuk arritën të merrnin një numër të madh votash, ndërkohë që më afër aprovimit ka qenë dekreti i pestë, Zamir Poda. Gjatë votimit Poda arriti të merrte 65 vota të Kuvendit, por edhe pse në përfundim të seancës u shpall si fitues me të drejtën për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë, nuk ndodhi kështu. Sekretari i Këshillit të imuniteteve, Arjan Madhi sqaroi se Poda nuk mund të ishte fitues edhe pse kishte mar më shumë vota pro se kundër, pasi nuk plotësonte 50 për qind +1, dhe për këtë Madhi ia vuri fajin lodhjes për shkak të seancës maratonë. Në këtë mënyrë kreut të shtetit tashmë i duhet të zgjedhë pesë emra të rinj dekretesh.

Reagimi i Topit

Një ditë pas rrëzimit të dekreteve në Kuvend, presidenti Bamir Topi foli për herë të parë për dekretet. Ai e quajti votimin si një ekzekutim politik. “Vota e maxhorancës ishte një ekzekutim politik i pesë kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë”, deklaroi presidenti. Ai mbrojti publikisht kandidaturat e tij që u rrëzuan në Kuvend, ndërkohë që tashmë nuk dihet se si do të shkojnë marrëdhëniet mes dy institucioneve. “Kalimin e dekreteve në seancë, palët që konstetuan procedurat u ndërgjegjësuan se lëvizja e presidentit ishte kushtetuese”, vijoi Topi. Në këtë mënyrë vetëm një vit pasi maxhoranca zgjodhi Topin si president, mes saj dhe institucionit që Topi përfaqëson është krijuar konflikti më i madh. Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka komunikuar vetëm nëpërmjet deklaratave me kreun e shtetit, duke u shprehur se kësaj here Topi do të duhet të bashkëpunojë me institucionet për dekretet e reja që i duhet të bëjë. Edhe kryeministri Berisha u shpreh për herë të parë për këtë çështje, duke thënë se Topi duhet të ishte konsultuar më parë për dekretet. Por në konflikt me mazhorancën ka hyrë edhe një tjetër palë, ajo e ish-të përndjekurve politikë. Kjo për faktin se një prej të dekretuarve të Topit, Medi Bici, ishte pikërisht nga rradhët e tyre. Opozita Opozita nga ana e saj ka dashur të mbrojë emrin e Zamir Podës në votimin e të hënës. E duke iu referuar lodhjes së Arjan Madhit, ata e kanë quajtur si të manipuluar nga maxhoranca votimin e anëtarit për Gjykatën e Lartë Zamir Poda.

Ky artikull ka

0 komente

Nga albania

4 Korrik 2008 më 5:55 am

Lajme, Politike

Etiketuar me