prova per socialen
Qeveria italiane ashtu si dhe vitet e tjera ka nxjerr sërish një dekret në bazë të të cilit stabilizon kuotat maksimale të të huajve që hyjnë në territorin e shtetit fqinj.70 euro që i huaji mund të marrë nëpër agjencitë e auto, dokumente të cilat janë: Pasaporta, duke llogaritur brenda këtyre edhe bashkimin familjar., e cila e lejon të zhvillojë punë të rastësishme, edhe në rast dorëheqje, garancia, i huaji që ka humbur punën, kontrata e qëndrimit etj. Nëpër qendrat e punës si publ, kuotat për punë në varësi (subordinato), më shumë se 1 vit, mund të kërkojë një teserë speciale manjetike, Nëpërmjet këtij dekreti ajo përcakton kuotat për vizë p, okazionale (shërbime për shtëpinë ose personin, për një kontratë pune nën varësi me kohë të përcaktuar, për periudhën e vlefshme të lejes së qëndrimit e për jo, punë të vogla etj…), punëtori që nuk është shtetas italian në Itali do t’i d, si edhe ato për punë autonome, viza hyrëse
Prova per ekonomine
Rafinery Associates ëstë kompania që tashmë do të drejtojë kompaninë shqiptare të ARMO-s. Konsorciumi amerikan arriti të fitonte tenderin për blerjen e kësaj kompanie të zhvilluar këtë në muajin qeshor në Shqipëri. “Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group”, pjesëmarrëse në tenderin për blerjen e 85 për qind të aksioneve shtetërore të ARMO-s, ka marrë pikët më të larta, 93.14 pikë, mes konkurrentëve të tjerë. Konsorciumi amerikan ofroi shifrën më të lartë, 125 milionë euro. Tenderi Tenderi u zhvillua nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ishte pikërisht zëdhënsja për shtyp e kësaj ministrie, Iva Tico ajo që bëri të ditur edhe vlerësimin e komisionit për privatizimin e 85 për qind të kompanisë së madhe shtetërore. , kompania “Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group” ka marrë 93.14 pikë. Ndërsa kompania “Vitol, Euroil sha, NFS Partners sa and USBCF Inc” ka marrë 69.49 pikë dhe kompania e tretë, “Petrofac Energy Developements International Limited”, ka marrë 30.52 pikë. Sipas vendimit të qeverisë, të tre kandidatët, janë kualifikuar në bazë të ofertave financiare dhe teknike. Kështu kompania “Vitol, Euroil sha, NFS Partners sh.a and USBCF Inc” ka marrë vlerësimin prej 58.2 pikë për ofertën 97 milion euro, ndërsa kompania “Petrofac Energy Developements International Limited”, ka marrë 17.46 pikë për ofertën 29.1 milion euro. Për vlerësimin teknik, kompania “Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group”, mori 18.16 pikë, kompania “Vitol, Euroil sh.a, NFS Partners sa and USBCF Inc” 11.29 pikë dhe “Petrofac Energy Developements International Limited”, 13.06 pikë. Ndërkohë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ngrit me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Nr.126, datë 21.02.2008 “Për krijimin dhe funksionimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për privatizimin e “ARMO” Sh.a, i ndryshuar”.
Prova per Topin
Pesë dekretet e kreut të sh tetit Bamir Topi u rrëzuan në 14 qershor në votimin në Kuvend. Duket se mes institucionit te Presidencës dhe Kuvendit është hapur një “”luftë e re”, ku qejfmbetja ishte pikërisht moskonsultimi i Topit për emrat e pesë të dekretuarve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Pas shumë debatesh dhe polemikash për vonesën në votim të dekreteve, në një kohë kur institucioni më i lartë i drejtësisë ndodhet në një kolaps, Kuvendi rrëzoi të pesë dekretet. Në këtë mënyrë juristët Altina Xhoxhaj, Medi Bici, Artan Zeneli, dhe Kristaq Traja nuk arritën të merrnin një numër të madh votash, ndërkohë që më afër aprovimit ka qenë dekreti i pestë, Zamir Poda. Gjatë votimit Poda arriti të merrte 65 vota të Kuvendit, por edhe pse në përfundim të seancës u shpall si fitues me të drejtën për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë, nuk ndodhi kështu. Sekretari i Këshillit të imuniteteve, Arjan Madhi sqaroi se Poda nuk mund të ishte fitues edhe pse kishte mar më shumë vota pro se kundër, pasi nuk plotësonte 50 për qind +1, dhe për këtë Madhi ia vuri fajin lodhjes për shkak të seancës maratonë. Në këtë mënyrë kreut të shtetit tashmë i duhet të zgjedhë pesë emra të rinj dekretesh.
Reagimi i Topit
Një ditë pas rrëzimit të dekreteve në Kuvend, presidenti Bamir Topi foli për herë të parë për dekretet. Ai e quajti votimin si një ekzekutim politik. “Vota e maxhorancës ishte një ekzekutim politik i pesë kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë”, deklaroi presidenti. Ai mbrojti publikisht kandidaturat e tij që u rrëzuan në Kuvend, ndërkohë që tashmë nuk dihet se si do të shkojnë marrëdhëniet mes dy institucioneve. “Kalimin e dekreteve në seancë, palët që konstetuan procedurat u ndërgjegjësuan se lëvizja e presidentit ishte kushtetuese”, vijoi Topi. Në këtë mënyrë vetëm një vit pasi maxhoranca zgjodhi Topin si president, mes saj dhe institucionit që Topi përfaqëson është krijuar konflikti më i madh. Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka komunikuar vetëm nëpërmjet deklaratave me kreun e shtetit, duke u shprehur se kësaj here Topi do të duhet të bashkëpunojë me institucionet për dekretet e reja që i duhet të bëjë. Edhe kryeministri Berisha u shpreh për herë të parë për këtë çështje, duke thënë se Topi duhet të ishte konsultuar më parë për dekretet. Por në konflikt me mazhorancën ka hyrë edhe një tjetër palë, ajo e ish-të përndjekurve politikë. Kjo për faktin se një prej të dekretuarve të Topit, Medi Bici, ishte pikërisht nga rradhët e tyre. Opozita Opozita nga ana e saj ka dashur të mbrojë emrin e Zamir Podës në votimin e të hënës. E duke iu referuar lodhjes së Arjan Madhit, ata e kanë quajtur si të manipuluar nga maxhoranca votimin e anëtarit për Gjykatën e Lartë Zamir Poda.
Vizitoni Albania Times
Albania Times nuk eshte nje gazete me shume ne treg, por pjese e dites suaj. Nese nje gazeta ditore do ta lexonit, normalisht qe me pas do te perfundonte ne kosh. Por Albania Times ka informacione te cilat jo do te donit ti lexonit e ti rilexonit sa here. Zgjidhni ALBANIA TIMES.
0 komente